Fjolla Morina është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndanë me ndjeksat e saj imazhe nga përditshmëria dhe projektet.
Ndërkohë, këngëtarja shqiptare nuk mungon së shfaquri me poza provokuese, shkruan “Kosovarja”.
Kështu ka bërë edhe së fundi ku ka postuar disa fotografi ku është shfaqur veshur me një bluzë me dekolte të hapur që i zbulonte gjoksin, dhe një fustan që i tregonte këmbët e gjata.
Derisa ajo dukej mjaft bukur dhe provokuese ka bërë një mbishkrim për gratë si dhe për burrat.
“Thuaje emrin tim, bëje nervoze gruan. Oj gra mshelni burrat”, ka qenë mbishkrimi që ka bërë.
View this post on Instagram
Kujtojmë se artistja është nënë e dy vajzave dhe ka një paraqitje që shfaqet në formë të mirë gjithmonë edhe përkundër këtij fakti.