Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fjoralba Ponari zbulon kushtin që e ndalon të rikthehet në ekran

nga Revista Kosovarja

Fjoralba Ponari ka zgjuar kuriozitetin e ndjekësve të saj në Instagram, ku një pyetje dominonte mes komenteve: “Kur do kthehesh në ekran?”

Mbi artikull

Moderatorja u përgjigj me maturi: “Jo më larg se para dy ditësh më është dashur që të refuzoj ofertën e fundit për t’u kthyer në ekran. Përtej konsideratës së producentëve dhe dashurisë që kam nga publiku, kam arritur një pjekuri psiko-emocionale që nuk më lejon të jem në ekran thjesht për hatër të të qenit në ekran. Çdo projekt që marr përsipër duhet të ketë një vlerë të shtuar në shoqëri.”

Megjithatë, Fjoralba nuk e ka mbyllur plotësisht derën për rikthimin: “Nuk them dot që e kam mbyllur rrugëtimin tim me televizionin, por nëse do kthehesha, do kthehesha me diçka që realisht ma mbush shpirtin.”

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë që detajet mbeten misterioze, ajo zbuloi se po merr pjesë në një film të ri dhe po punon në një projekt që preferon ta mbajë sekret derisa të jetë i kompletuar.

Fjoralba Ponarin e kemi parë për herë të fundit në ekran para dy viteve, si moderatore e edicionit të parë të “Ferma VIP”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]