Flaka Krelani prej vitesh është shkëputur nga skena duke u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja shqiptare tashmë ka zhvilluar jetën e saj në vendin e ëndrrave.
E pas kaq vitesh jetesë atje asaj i është plotësuar dëshira duke u bërë zyrtarisht një qytetare amerikane!
Lajmin e bukur e ka dhënë vet Flaka përmes instagramit.
“Me e dëshmu që je artiste në vendin tënd, për me të vlerësu, e bën banore në vend të huaj. Amerikë, ta honksha zemrën!”
Mesa duket Flaka ka dashur të përcjellë edhe një mesazh për vendin e saj. Me aq sa mund të kuptohet, artistja duket se nuk ka marrë nga vendi i saj vlerësimin e merituar dhe kjo e ka bërë të ndërtojë të ardhmen e saj diku tjetër.