Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u plagos sonte në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sonte, ku cak i sulmit dyshohet se ka qenë Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”.

Mbi artikull

Sipas informacioneve fillestare, dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë brenda lokalit dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Vitija është goditur rëndë dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ka konfirmuar për Sinjalin se gjendja e Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, mbetet shumë e rëndë dhe jo stabile pas plagosjes në një incident me armë zjarri në Prishtinë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai po trajtohet në kujdes intensiv dhe është nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipi mjekësor.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve. Motivet e sulmit mbeten ende të panjohura.

Plagoset Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku” – u qëllua në kokë brenda një kafiterie