fbpx

Flet babai i 21 vjeçarit që u rrah rëndë nga një polic i Kosovës

nga Revista Kosovarja

Një polic i Kosovë është arrestuar për dhunë ndaj një 21 vjeçari në Prishtinë.

Ai është arrestuar nën dyshimet se më më 5 prill në lagjen “Velania” në Prishtinë, kishte ushtruar dhunë ndaj një 21-vjeçari duke i shkaktuar lëndime serioze në kokë, lëndime këto nga të cilat i dëmtuari një ditë më vonë ka pësuar sulm në tru.

Zenel Beka, babai i 21 vjeçarit nga Prishtina ka thënë se kjo nuk është hera e parë që i njëjti polic keqtrajton djalin e tij.

Ai thotë se djali kishte lëndime të mëdha në kokë si pasojë e dhunës.

“Ai e ka goditur në krye. Niher i ka qite sprej masanej i ka sjellë. I ajtë u kanë në krye. I kanë thirrë njësinë speciale të cilët ia kanë tërheqë vërejtjen”, është shprehur ai në Frontal Live.

Falë ndërhyrjes së mjekëve 21 vjeçari tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]