Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Flet Melinda, tregon se a është shtatzënë

nga Revista Kosovarja

Vetëm pak javë pasi u fejua me partnerin e saj Granit Muhaxherin, këngëtarja Melinda Ademi është vënë në qendër të vëmendjes për një arsye tjetër.

Në media online u aludua se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.

Vulën këtyre aludimeve u dha një video e publikuar nga vetë Melinda në Instastory, ditë më parë, ku shihej brenda në avion, dhe ndjekësit vunë re barkun e saj, i cili nuk ishte në format e duhura që jemi mësuar ta shohim gjithnjë këngëtaren.

Pas këtyre zërave, Melinda ka zgjedhur të reagojë vetë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo ka publikuar një foto të re me një gotë vere në dorë dhe me një mesazh që i ka vënë kapakun çdo hamendësimi:

“Nuk jam shtatzënë… ha kur jam e lumtur”

Me këtë reagim, Melinda ka bërë të qartë se nuk është shtatzënë, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar ditëve të fundit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]