Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Flet mjeku që kontrolloi Krivaqën në Gjykatë: Shfaqi probleme si pasojë e përdorimit të narkotikëve

nga Revista Kosovarja

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj është paraqitur sot para trupit gjykues.

Mbi artikull

Seanca në të cilën atij iu caktuan 30 ditë paraburgim ishte ndërprerë pasi Krivaqa kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Mjeku që e kontrolloi atë ka thënë se Krivaqa ka shfaqur simptome të depresionit.

“Gjendja e pacientit ishte stabile, parametrat vital ishin në normë, pacienti dukej pak në gjendje depresive dhe kjo dyshohet se është pasojë e përdorimit të substancave narkotike që ai dje vet e ka pohu”, ka thënë për RTK’në, Astrit Hoxha.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjykata Themelore e Ferizajt pas disa orësh, konfirmoi kërkesën e prokurorisë themelore që ndaj të dyshuarit të merret masa e paraburgimit për një muaj meqë, ka dëshmi të bazuara se i pandehuri në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka vdekur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/