Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Flex Gym qendra e fitnesit më ekskluzive në Ballkan hapet sonte në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

A keni dëgjuar për Flex Gym? Një qendër fitnesi ndryshe, ekskluzive dhe e rrallë në vend.

Mbi artikull

Flex Gym është qendra më e madhe dhe me unike e fitnesit në Ballkan, me një koncept krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim deri më sot.

Kjo qendër fitnesi që gjendet në Veternik me një sipërfaqe prej 2 mijë e 900 metra katror, është përfundimisht vendi adekuat për të ushtruar dhe krijuar format perfektë trupore.

Moneytizer Paragrafi 4

Brenda këtyre hapësirave gjigante dhe të dedikuara për ushtrime perfekte, mund të gjeni jo vetëm sallën e fitnesit por edhe salla të tjera si salla për Crossfit, Spinning Class, Pilates, Yoga, Stampede Room, kënd të fëmijëve, sallë për Masazh dhe Fizioterapi, pa harruar të cekim dhe AntiStress Room, Xhakuzi, Sauna, BootCamp si dhe pjesën e Restorantit.

Të gjitha këtyre hapësirave që ofrojnë lloje të shumta të sportit si dhe mundësi për relaksim, do t’iu shtohet shumë shpejtë edhe pishina gjysmë Olimpike, diçka që mungon në vend.

Flex Gym është qendra sportive e parë në Ballkan që ofron gjithë këto mundësi në një vend të vetëm.

Sonte, bëhet hapja e madhe e qendrës që do të jetë ekskluziviteti më i madh sportiv dhe i fushës së fitnesit në vend.

A jeni gati?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]