Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Flija e muhabeti s‘e njeh virusin korona

nga Revista Kosovarja

Sot, kësaj të diele , përgjatë gjithë rrugës Gadime-Bresalc, shihen qytetarët në grupe dhe familje kanë tek bënin flija e çaj, sikur rrallë ndonjë herë edhe kur nuk kishte pandemi as epidemi. Janë mbledhur e kanë dal bashkërisht sikur për inat të virusit korona.

Mbi artikull

Tollovi e madhe në grupe deri në dhjetë veta, ishin veçmas te kroi i njohur “Kroi i Zanave” katër kilometra poshtë fshatit Kishnapolë.

Andej e këndej rrugës së asfaltit Gadime-Bresalc qytetarët luanin top duke e kaluar vikendin jashtë normave të mbrojtjes pandemike Covid-19, që ka ndërmarrrë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike.

Derisa shumkund tjetër policia i kishte kthyer të gjithë qytetarët të mos frekuentonin në zonat e gjelbërta të piknikut,në grykën pitoreske të quajtur “Klisyrka” qytetarë të shumtë kishin dalë e festonin.

Moneytizer Paragrafi 4

Madje , në kafenenë e vetme mbi fshatin Gadime e Epërme, bënin edhe foto e gjirime një qift I sapomartuar. E po dasma duhet të fotografohet e gjirohet, s’ pakut edhe për një kujtim të gjatë. Apo jo? S.K / Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]