Robert Berisha ka qenë një ndër konkurrentët e ‘Ferma VIP’ i cili u largua prej formatit me dëshirë të plotë pak kohë më parë.
Ditën e sotme ai ishte i ftuar në ‘Ferma Club’ teksa foli lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë.Por nuk mund të kalonte pa u përmendur raporti i tij me Ditea Berishën.
Gjatë qëndrimit të tij në ‘Ferma VIP’, Robert Berisha u përfol shumë se po flirtonte me blogeren Ditea Berisha.Por moderatori e ka mohuar kategorikisht të ketë ndodhur diçka e tillë.“Unë jam shumë i shoqërueshëm. Afrohem me të gjithë dhe keqkputohem shpejt.
Kur kam dal jashtë kam parë që është komentuat se kam patur simpati për Ditean. Unë i kam ngacmuar të gjitha vajzat. Unë i kam treguar Diteas për ta dashurën time. Jashtë duket komplet ndryshe”, tha Roberti.
Rikujtojmë se Roberti është në një lidhje prej kohësh me Ana Skrel.Gjithashtu Roberti foli edhe për reagimin e partneres së tij pas daljes nga formati:“Ne jemi ka 1 vit bashkë dhe ajo e njeh Robertin.
Ajo e di që ajo është lojë e imja dhe i bëj edhe në jetën e përditshme këto gjëra. Nuk ka patur probleme”.