Paraqitja fizike për shumë nga vajzat e estradës është shumë e rëndësishme.
Të jenë në hap me kohën, shumë herë i bën të veprojnë edhe kundër dëshirës së tyre.
Flokët e shkurtra muajt e fundit janë shumë trendi.
Për të shkurtuar flokët morën guximin këto bukuroshe të estradës.
Loredana
Loredana me paraqitjet e fundit shihet me flokë të shkurta. Ajo në një intervistë tha se i ka ndryshuar flokët të ndryshoi nga Iliriana që shumë i krahasonin për dukjen e njejtë.
Ana Kabashi
Ana Kabashi me dëshirën e saj apo jo, para disa muajsh u shfaq me flokë të shkurtra. Por kjo gjendja e saj nuk zgjati shumë pasi ajo vendosi të ‘zgjas’ flokët përsëri.
Dafina Zeqiri
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret që ka rrezikuar shumë me flokët,shkruan “Kosovarja”.
Ajo befasoi ndjekësit ditët e fundit duke i prerë flokët që i shtonin shumë bukurinë.
Roza Lati
Moderatorja Roza Lati, para disa muajsh publikoi fotografi me flokë të shkurtra.
Ajo mori shumë komente pozitive për dukjen e saj.
Luana Vjollca
Luana gjithmonë është cilësuar si kukulla e estradës, kjo bazuar edhe pamjes së jashtme të saj, flokët e bardha dhe të gjata e bënin të dukej e tillë.
Luana edhe flokë të shkurtra po shfaqet tejet elegante.
Rina Balaj
E njohur si flokë kuqja e estradës, sot ka ndryshuar jo vetëm ngjyrën por edhe modelin e flokëve.
Edhe Rina hynë në listën e artisteve me flokë të shkurtra, shkruan “Kosovarja”.