fbpx

Florent Muslija shënon golin e vitit në Gjermani, realizon nga gjysma e fushës

nga Revista Kosovarja

Florent Muslija ka vazhduar me formë fantastike në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.

Mesfushori i Kosovës ka gjetur sërish rrjetën dhe kësaj radhe me një gol të jashtëzakonshëm.

Ishte minuta e tetë e ndeshjes kur Muslija ka realizuar një nga golat më të mirë ndonjëherë në futbollin gjerman.

25-vjeçari pa daljen e portierit kundërshtar dhe nga më larg se gjysma e fushës realizoi golin më të bukur deri më tani.

Sigurisht që Muslija me këtë gol do të konkurrojë për çmimin goli i vitit në futbollin gjerman.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]