Në vitin 2017 dyshja e famshme e këngëtarëve, Arilena Arra dhe Flori Mumajesi u përfolën për një lidhje dashurie. Mirëpo duket se këto dyshime po ringjallen sërish.
Në ditëlindjen e Arilena Arës, Flori Mumajesi ka bërë një urim tepër special me një foto që i bëri të gjithë të dyshojnë se mes tyre ka diçka. Një puthje në faqe dhe një urim plot dashuri për këngëtaren u publikua nga kantautori në Instastory, pak pas mesnate.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri”, – shprehej Flori në postimin e tij, ku shfaqej duke puthur Arilenën në faqe, të dy të veshur me të bardha.
Këngëtarja festoi ditëlindjen me miq e të afërm, dhe sigurisht nuk mungoi miku i saj Flori Mumajesi, me të cilin numëron disa bashkëpunime nga “Nallane” te “Doja”.
Arilena publikoi disa video nga festa me miq, ku përpos Florit dhe mikut të saj Popi, ishte edhe Alban Skënderaj me Miriam Canin dhe Xhensila Myrtezaj me Labinot Gashin
Këngëtarja fryu edhe qirinjtë e tortës, ndërkohë që miqtë e saj i këndonin këngën e ditëlindjes.
Të gjithë ishin të veshur me të bardha, ashtu siç ishte dhe kodi i veshjes në festën e organizuar për këngëtaren, e cila mbushi 22 vjeç.
E pyetur për Florin në dhjetor 2017, Arilena mohoi gjithçka:
“S’kam qenë në një lidhje me Florin. Unë dhe ai kemi një energji shumë të mirë. Unë jam mirënjohëse dhe besnike ndaj kujtdo që më ka ndihmuar.” – u përgjigj ajo duke na bërë të kuptojmë se mes tyre s’ka patur gjë.
Dhe sigurisht, duke njohur marrëdhënien e tyre të afërt, mendojmë se fotoja ka qenë thjesht për të tërhequr pak vëmendje.