Flori Mumajesi nuk ishte aktiv gjatë këtij sezoni veror, madje këngëtari i njohur nuk postoi as në rrjete sociale.
Por, një lajm që ka qarkulluar në media prej ditësh e ka kthyer atë në Instagram me një reagim.
Pak kohë më parë, u tha se kantautori do të ishte drejtori artistik i Festivalit të ardhshëm të Këngës në RTSH. Në media është raportuar gjithashtu se këtë vit, Festivali i Këngës do të moderohet nga Arbana Osmani dhe regjia i është besuar Eduart Grishajt.
Flori publikoi një Instastory një titull të një portali ku shkruhet: “Flori Mumajesi, surpriza e bukur e Festivalit të Këngës”.
“Rikujtojmë se Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent. E vetmja pjesëmarrje e tij ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”. E tani vjen momenti që bëhet drejtor artistik.” – shkruan Mumajesi.