fbpx

Florian Dushi: LDK -ja, është model i organizimit, i punës dhe i suksesit

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë në një atmosferë të mrekullueshme u përurua zyra e rinovuar e Degës së Dytë të LDK-së “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë, shkruan Kosovarja

Pjesëmarrja e veprimtarëve dhe e mbështetësve të shumtë të LDK-së në këtë ceremoni dhe veçanërisht prezenca dhe përkrahja e vazhdueshme e Kryetarit Lumir Abdixhiku dëshmojnë fuqinë dhe madhështinë e LDK-së në kryeqytet, ku besimi dhe mbështetja për LDK-në nuk ka munguar asnjëherë.

Me këtë rast të pranishmit i përshëndeti , kryetari i Degës së dytë të LDK- së, Florian Dushi, njëherit edhe ndër më të zëshmit e këtij subjekti .

Riorganizimi ynë , jo vetëm i degës së dytë , por edhe në 5 degët tjera të LDK- së në Prishtinë, po vjen me plot energji të reja e të jashtëzakonshme. Lidhja është e fortë, në Kryeqytet dhe çdo qytet tjetër në Kosovë, tha Dushi duke shtuar se LDK -ja , është model i organizimit, i punës dhe i suksesit.Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet tona qeverisëse

Me fjalë urimi e përgëzimi për Zyrën , aktivistët e veprimtarët e Degës së Dyté të kryeqytetit i përshëndeti edhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili në mes tjerash tha: Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon mobilizimin e të gjitha strukturave dhe anëtarësisë së saj në vend dhe Mërgatë.

Takimet dhe aktivitetet tona po vazhdojnë degë më degë e lagje më lagje duke takuar dhe diskutuar me secilin
qytetar reth programit tonë politik.

Lidhja Demokratike shpreh keqardhje që kjo Qeveri, me mospunën e saj ka degraduar marrëdhëniet e vendit tonë me partnerët tanë ndërkombëtar. Edhe me këtë rast, vlen t’iu them se rizgjimi i madh i djathtë po merr formë . Në çdo qytet e fshat, Lidhja jonë po ribëhet. Ajo serish po merr mbështetjen e gjerë popullore si organizim nacional kundrejt pushtetit popullit, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik, tha Abdixhiku duke e përgëzuar dhe njëherë Florian Dushin dhe aktivistët e Degës së Dytë të LDK-së për suksese edhe më të mëdha në rrugëtimin e qartë / Kosovarja



Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]