Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Florian Dushi, vazhdon aktivitetin intenziv në përmbushjen e detyres dhe obligimit ndaj votuesit.
Ndërkohë, ai ka ndarë edhe çmimin e rëndësishëm “Lauratët 2022”, saktësisht çmimin “Vepër Jetësore” për sportistët më të dalluar të vendit.
Dushi, në faqen e tij në Facebook shkruan: “Nderim dhe kënaqësi e veçantë që në emër të Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë së Sportit të ndajë çmimin “Laureatët 2022”, saktësisht çmimin për “Vepër Jetësore” sportistëve të dalluar të vendit tonë:
Besim Hasani,
Shyhrete Pavata-Rexhepi,
Afërdita Fazlija,
Njazi Shuleta,
Osman Breca,
Ismet Karaxha,
Abaz Kosumi,
Mazllum Belegu,
Nehat Çitaku”.