fbpx

Florian Dushi: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me inspektimet e sotme në kryeqytet ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar në qendër të kryeqytetit dhe se janë duke u trajtuar të gjitha rastet.

“Aksioni është duke vazhduar në zonën qendër të kryeqytetit për momentin dhe natyrisht që janë duke u trajtuar të gjitha rastet, të cilat mbi bazën e informacioneve dhe konstatimeve të inspektorëve kemi ardhur në përfundim që janë duke u shfrytëzuar hapësirat pa leje të organit kompetent.

Kemi parasysh që bizneset e gastronomisë, ka prej tyre që shfrytëzojnë hapësira publike, po për të cilat organet kompetente të kryeqytetit kanë dhënë pëlqimin e tyre duke marrë parasysh shumë rrethana, por disa të tjera kanë ngritur konstruksione në to, kanë ndërhyrë në hapësira të gjelbra, prandaj jemi duke punuar intensivisht në lirimin e këtyre hapësirave”, ka thënë Dushi për Radio Dukagjini.

Dushi ka treguar se nuk ka kundërshtime nga bizneset sepse sipas tij, ato e kanë kuptuar se janë hapësira që ata nuk mund të zhvillojnë veprimtarinë e tyre.

Më tej, drejtori i Inspektorarit në Prishtinë ka theksuar se do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të Prishtinës ku kjo dukuri është më e ritheksuar.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]