Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Florian Dushi: Prishtina në krizë, ministri në fushatë

nga Revista Kosovarja

Që nga muaji prill, Komuna e Prishtinës ka dërguar shkresa të njëpasnjëshme në Ministrinë e Financave për alokimin e mjeteve që me ligj i takojnë Kryeqytetit.

Asnjë përgjigje.
Asnjë reagim.
Asnjë gatishmëri për zgjidhje.

Ndërkohë, kriza financiare në Kryeqytet po thellohet çdo ditë – po rrezikohen pagat e punëtorëve, funksionimi i ndërmarrjeve publike, shërbimet komunale, subvencionet për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë sonë dhe vazhdimi i projekteve kapitale.

Por Ministria, në vend që të përmbushë detyrimin e saj ligjor ndaj Kryeqytetit, ka zgjedhur të heshtë me qëllim, duke bllokuar alokimin e fondeve vetëm për ta vënë në pozitë të vështirë Kryetarin Përparim Rama dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky është abuzim i pastër me pushtetin shtetëror dhe përdorim politik i buxhetit publik – një përpjekje e ulët për ta goditur Kryeqytetin përmes pengimit të punës së tij.

Ndërkohë që qytetarët e Prishtinës përballen me pasoja reale të kësaj bllokade, ministri i financave merret me shpifje dhe manipulime, duke tentuar që përmes propagandës së rrejshme të “kontribuojë” sadopak në fushatën e kandidatit të partisë së tij.

Kjo sjellje është e papranueshme, e dëmshme dhe thellësisht e papërgjegjshme.

Prishtina nuk do të gjunjëzohet për shkak të kalkulimeve elektorale të askujt.
Qytetarët e Kryeqytetit e dinë mirë kush po punon dhe kush po bllokon!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]