Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Florian Dushi: Pse Prishtina e meriton LDK-në dhe Përparim Ramën

nga Revista Kosovarja

Modeli i qeverisjes që ofron Vetëvendosje është tashmë i njohur dhe i provuar nga qytetarët: stagnim, degradim dhe një tendencë e vazhdueshme për t’i bllokuar proceset shtetërore kur ato nuk i shërbejnë interesit të tyre partiak.
Për gati pesë vite, Kosova ka përjetuar mungesë investimesh, paralizë reformash dhe kapje të institucioneve, ndërsa propaganda është shfrytëzuar intenzivisht për të mbuluar dështimet e tyre.
Kryeqyteti nuk meriton të bjerë pre e këtij modeli. Prishtina ka nevojë për zhvillim, për vazhdimësi të projekteve, për profesionalizëm dhe stabilitet institucional. Prandaj, me kot enden rrugëve të Prishtinës eksponentët e partisë-shtet duke iu vardisur qytetarëve e duke tentuar t’i rimashtrojnë me fjalë e premtime boshe – qytetarët i njohin dhe i vuajnë për çdo ditë pasojat e qeverisjes së tyre.
Prishtina meriton progres, jo eksperimente; meriton punë, jo fotografi; meriton të ardhme, jo stagnim.
Meriton LDK-në dhe Përparim Ramën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]