Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon me zgjedhjen e strukturave të brendshme të partisë.
Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Florjan Dushi përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka marrë drejtimin e degës së dytë të kësaj partie në kryeqytet.
“Me mbështetjen e të gjithë delegatëve jam rizgjedhur edhe për një mandat kryetar i kësaj Dege. Gjithashtu, është zgjedhur edhe kryesia e re e Degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror të LDK-së”, ka shkruar ai ndër të tjera.
https://www.facebook.com/florian.dushi/posts/10160929498639840?ref=embed_post