Florian Dushi, Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që nga viti 2004, kandidat për Deputet, me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, ka uruar kështu në rrjetet e tij sociale:
“Kosovë 🇽🇰 urime 17-vjetorin e Pavarësisë!
Sot, ndërsa festojmë këtë ditë të madhe, kujtojmë me krenari sakrificën dhe guximin e gjithë atyre që e bënë të mundur lirinë dhe shtetin tonë të pavarur.
Me nderimin më të madh kujtojmë Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, themeluesin e shtetit të Kosovës, njeriun që me vizionin dhe mençurinë e tij udhëhoqi popullin drejt lirisë dhe pavarësisë me forcën e paqes, diplomacisë dhe përkushtimit të palëkundur ndaj kombit.
Gjithashtu, me përulësi kujtojmë të gjithë dëshmorët, martirët dhe heronjtë që sakrifikuan jetën për lirinë tonë. Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë, dhe ne do të mbetemi përjetësisht mirënjohës për ta.
Le të punojmë çdo ditë për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar, ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë gjithçka për të.
Urime Pavarësia, Kosovë 🇽🇰
Lavdi të rënëve për liri!”