Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Floriani marton motrën, bashkë me familjen i këndojnë në dasëm

nga Revista Kosovarja

Familja e njohur Beqiri ka përjetuar një nga gëzimet më të mëdha, duke u mbledhur në një festë të paharrueshme.

Motra e këngëtarit Florian Beqiri, Florentina, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni magjike të mbushur me emocione dhe dashuri.

Siç i ka hije një familjeje artistësh, dita më e bukur e Florentinës nuk mund të kalonte pa muzikë dhe momente të paharrueshme nga vetë njerëzit e saj më të shtrenjtë.

Gjatë dasmës, Floriani ka marrë mikrofonin për të kënduar posaçërisht për motrën e tij, duke krijuar një atmosferë fantastike. Por ai nuk ka qenë i vetëm në këtë performancë speciale. Bashkë me të ka kënduar edhe babai i tij, këngëtari i mirënjohur Ismet Beqiri, si dhe vëllezërit e tjerë. Të gjithë së bashku, babë e bij, i kanë dhuruar Florentinës dhe të ftuarve një kujtim që do të mbetet gjatë në memorie.

Moneytizer Paragrafi 4

Pamjet e këtij gëzimi familjar, ku shihet Floriani duke performuar mes të ftuarve, janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë mijëra urime dhe pëlqime nga fansat e shumtë.

@king0ftallava Te Familia Beqiri ❤️ #fyp #viral #tallava #dynamika #florianbeqiri ♬ Originalton – KINGOFTALLAVA

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]