Flow, një emër i ri në tregun e muzikës, por që premton dhe do bëhet i dashur gjithandej, me zërin e talentin e tij.
Kështu shkruhej kur e lansoi këngën e parë. Dhe, ashtu doli, reperi i ri po pëlqehet jashtëzakonisht nga publiku edhe me klipin e dytë “ Ferrari” që u plasua këto ditë, shkruan Kosovarja.
Kënga është prodhim i Granit Gashit dhe Darddy sa i përket muzikës, kurse, klipi u bë nga Laurat Gashi.
Vlen të përmendim se Flowi me zërin dhe performancat e tij të veçanta që tani ka rrëmbyer zemrat e gati se çdo shqiptari.
Planet e tij janë të shumta, por Flow për momentin nuk preferon të zbulojë diçka, por premton që do t’vi me shumë surpriza dhe se nuk do ndalet.
I ri po, vokal të veçantë po, talent po, pse t‘ mos vazhdojë dhe të sjell surpriza të reja /Kosovarja/