“Flower Hotel&Resort” është hoteli dhe resorti i njohur dhe ekskluziv në Golem për pushime fantastike dhe që mbahen në mend gjatë.
“Flower Hotel” ka një dizajn të frymëzuar nga arkitektura franceze e stilit neoklasik, me dhoma luksoze dhe ngjyra të ngrohta. Në “Flower Hotel”, ndodhet Flower Restaurant, i cili është një ndër restorantet më të vlerësuara sa i përket specialiteteve të peshkut. Tipari dallues i të gjtha restoranteve që mbajne brandin “Flower”, është ndryshimi i vazhdueshëm dhe inovacioni.

Kuzhina e “Flower” është pika e fortë e hotelit. Genti Malaveci, konsulent Chef-i i kuzhinës, vjen nga jashtë Shqipërisë disa herë në vit për të prezantuar menu të re për restorantet të cilat pasurohen vazhdimisht me pjata e shije të reja.

“Flower Hotel & Spa” është i rrethuar me hapësira të gjelbërta, ofron pishinë dhe pool bar, gjithashtu edhe kënd lojrash të jashtëm për fëmijë.
“Floëer Hotel” ka 70 dhoma me tipologji dhe kapacitete të ndryshme për t’iu përshtatur kërkesave te klientëve: Dhoma familjare, Triple, Double, Deluxe, Junior Suite dhe Suite.

Ndërkohë, “Flower Garden” është godina e ndërtuar në verë të 2021, dizajni inovativ e bënë atë një nderë godinat më teë preferuara në bregdetin Adriatik. Ndërthurja e stilit minimalist, me gjelbërim ju benë të ndjeni qetësinë dhe paqen që vetëm natyra mund t’iu dhurojë.

“Flower Garden” ka 42 dhoma të tipologjive të ndryshme, qendër Spa me pishinë të brendshme, pishinë të jashtme, fushë tenisi, kënd lojrash të jashtëm dhe Brutal Steakhouse (indoor & Outdoor restaurant).

Ayurveda Spa që ndodhet në “Flower Garden” ju ofron shërbime kurative dhe relaksuese Orientale të cilat të ndërthurura me ambientet e brendshme të pishinës, saunës, dhomës së avullit dhe zonën relaks, ju dhurojnë një eksperiencë të paharrueshme.

Krenaria më e madhe e hotelit është energjia pozitive, mikpritja dhe shërbimi i standarteve më të larta. “Flower Hotel & Resort” është i hapur gjatë gjithë vitit. Manaxhimi i hotelit sigurohet që në çdo stinë të ketë aktivitete për të gjitha grupmoshat në mënyrë që klientët ta shijojnë maksimalisht qendrimin e tyre.

Aktualisht ofrohet muzikë live çdo fundjavë, pishinë dimërore në Ayurveda Spa, festa me animator për fëmije çdo të shtune, kënde lojrash të jashtme, plazh privat, fushë tenisi, etj.
“Flower” është gjithashtu destinacioni i duhur për aktivitetin e radhës të biznesit tuaj, pasi tashmë më shume se 1.000 biznese kanë përzgjedhur sallat e konferencave për eventet e tyre.

Të shtojmë se gjatë sezonit të verës operohet me paktën All Inclusive, ku klienti ka të përfshirë vaktet dhe pijet, akses në plazhin privat të hotelit, dy pishinat e jashtme “Flower”, dy kënde lojërash, fushë tenisi. Çdo mbrëmje ka muzike live dhe gjatë ditës animacion për fëmijët.
Rezervimet për sezonin 2023 tashmë kanë filluar.
