Edhe pse bëhet fjalë për një nga shqetësimet gastrointestinale më të shpeshta gjatë viteve të para të jetës, diarreja te foshnjat shkakton gjithmonë një farë alarmi te fëmijët. Në pjesën më të madhe të rasteve ndodh për shkak të një infeksion bakterial apo parazitar.
Përveç diarresë, fëmijët mund të kenë edhe dhimbje barku, pak temperaturë dhe simtpoma të tjera të lidhura me dehdiratimin. Edhe pse këto shqetësime reduktohen me kalimin e orëve, gjithmonë duhet të ndërhyjmë përmes disa metodave natyrale për t’i qetësuar këto simptoma.
1. Çaj kamomili
Lulet e kamomilit kanë veti të mira tretëse dhe antimikrobike që mund të ndihmojnë në rastet e diarresë. Përbërësit e tyre riparojnë mukozën e zorrëve dhe reduktojnë inflamacionin.
Përbërësit: 1 lugë e vogël me lule të thata kamomili + 250 ml ujë
Përgatitja: Zieni ujin dhe më pas shtoni kamomilin. Mbulojeni enën me kapak, lëreni të pushojë për 10 minuta dhe më pas kullojeni Jepjani fëmijës ta pijë dy herë në ditë, në varësi të gjendjes.
2. Çaj finoku
Vetitë ushqyese të finokut janë të shkëlqyera për të vegjlit. Nuk është i rëndë dhe ofron disa minerale që trupi i humb gjatë diarresë.
Përbërësit: 1 lugë gjelle finok+ 1 filxhan ujë
Përgatitja: Vendosini gjethet e finokut në ujin e vluar. Mbulojini dhe lërini të pushojnë për10 minuta, më pas kullojini. Jepjani këtë çaj fëmijës dy herë në ditë
3. Pure me karota dhe mjaltë
Pureja me karota dhe mjaltë është një ilaç i shkëlqyer për të ndaluar diarrenë dhe irritimin e stomakut. Është perfekte për fëmijët sepse ka shije të këndshme dhe ata e pëlqejnë.
Përbërësit: 2 karota mesatare +2 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja: Zieni karotat derisa të zbuten mirë. Shtypini me pirun dhe shtoni mjaltin. Ndajeni purenë në tre porcione dhe jepjani fëmijës një në mëngjes, një pasdite dhe të fundit para gjumit.
4. Ujë i vakët me limon, kripë e sodë buke
Kombinimi i këtyre përbërësve ka një objektiv: rregullimin e niveleve të elektroliteve të shkaktuar nga dehidratimi si pasojë e diarresë.
Përbërësit: lëngu i një limoni +500 ml ujë +gjysmë luge kafeje kripë +gjysmë luge kafeje sodë buke + 1 lugë gjelle sheqer
Përgatitja: Shtrydhni lëngun e limonit dhe bashkojeni me ujin. Shtoni kripën, sodën dhe sheqerin dhe më pas përziejini mirë. Jepni gjysmë filxhani fëmijës pas diarresë derisa të shihni përmirësim.