Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fotografi e Gigi Hadid në mbrëmjen e maturës

nga Revista Kosovarja

Kështu dukej Gigi Hadid në mbrëmjen e maturës

Gigi Hadid është padyshim një nga modelet më të bukura në botë. Gjatë vitit 2020, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi u bë nënë.

Në shtator ajo dhe Zayn mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë emrin e të cilës ende nuk na e kanë zbuluar ndonëse modelja poston shpesh foto me të ne rrjetet sociale.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve është fakti se si Gigi ka arritur të heqë çdo kilogramë të marrë gjatë periudhës së shtatzënisë. Ajo u shfaq menjëherë disa javë pas lindjes në super formë me një fizikë për tu patur zili.

Moneytizer Paragrafi 4

Duke marrë parasysh se ka një familje yll të bukur, si mamaja Yolanda që ka qenë ish-modele, ashtu edhe Bella dhe Anwar, që janë modelë, dihet tashmë se bukuria e saj është gjenetike.

Megjithatë, kjo tezë është vërtetuar edhe një herë së fundmi, pasi Gigi ka ndarë një foto nga mbrëmja e saj e maturës në Instastory. Fotoja është realizuar jo pak por 11 vite më parë, pikërisht në vitin 2010. Ajo shihet me një look minimalist, me fustan të zi e flokë të drejt, por shkëlqimi i saj është i dukshëm.

Ndonëse ka 1 dekadë që kur është realizuar kjo foto, duket se koha nuk ka kaluar aspak për modelen që mbetet një yll.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]