Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fotoja që po nxitë dyshime se Kim Jong Un ka vdekur

nga Revista Kosovarja

Gjendja shëndetësore e liderit koreano verior, Kim Jong Un, mbetet mister ndërkohë që po qarkullojnë lajme se ka ndërruar jetë.Një foto e publikuar nga media italiane “La Stampa” shton edhe më shumë dyshimet, pasi shfaqet një person i vdekur, i cili ngjason shumë me Kim Jong Un, edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht që ai ka vdekur.

Mbi artikull

Në disa të njohura botërore po qarkullojnë lajme se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund të ketë vdekur.

Lajmi fillimisht është raportuar nga një rrjet televiziv nga Hong-Kongu por po citohet nga New York Post, Daily Mail dhe media të tjera.

Më parë një gazetë e njohur japoneze kishte shkruar se diktatori ndodhet në “gjendje vegjetative” pasi ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në fillim të këtij muaji.

Moneytizer Paragrafi 4

Zv/drejtori i një transmetuesi në Hong Kong, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një media kjo e mbështetur nga Pekini, ka pretenduar se 36-vjeçari Kim Jong Un ka vdekur, duke cituar “një burim shumë të fortë”.

Së fundmi, Chung in-Moon, këshilltari për politikë të jashtme të presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in tha se “Kim Jong Un është gjallë dhe mirë”.

Ai tha ndër të tjera se lideri i Koresë së Veriut, ndodhet në zonën Wonsan që nga 13 prilli.Për herë të fundit, Kim Jong Un është parë në publik më 11 prill./noa.al/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]