Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Françeska ‘fotografohet’ me Kanyen, nxjerr ‘momentin’ në Instagram

nga Revista Kosovarja

Franceska Murati ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të pazakontë pas koncertit të Kanye West, i cili u mbajt më 11 korrik në Tiranë.

Mbi artikull

Ish-banorja e BBVA ka përdorur Inteligjencën Artificiale (AI) për të krijuar imazhe mjaft realiste, ku shfaqet pranë reperit të njohur, që nga skena e koncertit e deri te një ndalesë imagjinare për të ngrënë jashtë një lokali në kryeqytet.

Me këtë postim, Franceska ka zgjedhur t’i argëtojë ndjekësit, duke krijuar një skenar humoristik se si do të dukej një takim me yllin botëror.

Fotografitë tërhoqën menjëherë vëmendje, ndërsa shumë prej ndjekësve u befasuan nga realizmi i tyre, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e Inteligjencës Artificiale në krijimin e përmbajtjeve virale.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]