Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Franceska Murati konfirmon lidhjen e re të dashurisë

nga Revista Kosovarja

Franceska Murati duket se e ka lënë përfundimisht pas krahëve periudhën e vështirë të ndarjes nga bashkëshorti. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3” dhe opinionistja aktuale e Fan Club, ka ngritur dyshime të forta se zemra e saj është “ngrohur” sërish, dhe këtë herë provat janë vizuale.

Bukuroshja ka publikuar një foto ku shfaqet në makinë, e rrethuar nga një buqetë masive me trëndafila, një dhuratë që vështirë se vjen nga një mik i thjeshtë.

Por, më shumë se lulet, vëmendjen e ka marrë mbishkrimi i saj domethënës: “Kur një derë mbyllet, një tjetër më e mirë hapet. Ndihem e bekuar që universi më solli gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe më shumë”.

Këto fjalë tingëllojnë si një konfirmim i heshtur se Franceska, e cila është nënë e një djali, ka nisur një kapitull të ri rozë në jetën e saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas fundit të martesës, duket se “dera e re” që është hapur i ka sjellë asaj jo vetëm qetësi, por edhe një partner që di si ta limarë me surpriza romantike. Mbetet të shihet nëse opinionistja do të zbulojë se kush fshihet pas kësaj buqete luksoze.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Franceska Murati (@franceska_murati)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]