Françeska Murati po shijon disa ditë pushimi larg zhurmës së përditshme, dhe këtë herë me djalin e saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa momente të ngrohta, ku i biri shihet duke e përqafuar pafundësisht, duke reflektuar një lidhje të fortë dhe plot dashuri mes tyre, shkruan Kosovarja.


Ndonëse së fundmi është përfolur për një ndarje nga bashkëshorti, Françeska duket e përkushtuar maksimalisht në rolin e nënës, duke kaluar kohë të vyer me vogëlushin e saj.
Pamjet e ndara në rrjete sociale kanë marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive, ku ndjekësit e komplimentojnë për përkushtimin dhe dashurinë që i jep të birit.

