Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Françeska tregon ambientet e shtëpisë, kuzhina e saj tërheq vëmendjen

nga Revista Kosovarja

Françeska Murati, muaj më parë, zbuloi se ka blerë një shtëpi pranë liqenit të Tiranës, një investim që sipas raportimeve, ka kapur shifra të konsiderueshme.

Mbi artikull

Tashmë ajo ka nisur arredimin e shtëpisë së saj të re, duke ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga ky proces i veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Pak orë më parë, Françeska ka publikuar pamje nga kuzhina, e cila dallohet për stilin modern dhe kombinimin e ngjyrave neutrale, me dominimin e ngjyrës kafe dhe elementëve prej druri.

“Thoni çfarë të doni, po mua mendja më rri këtu. Mezi po pres…”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke shprehur entuziazmin për hapësirën që po merr formë sipas shijeve të saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]