Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Frutex” kompania e parë që pajiset me Certifikatë si Operator i Autorizuar Ekonomik

nga Revista Kosovarja

Kompania “Frutex”, është pajisur me Certifikatë si Operator i Autorizuar Ekonomik pranë Doganës së Kosovës, pasi ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme.

Mbi artikull

Pranim-dorëzimi është bërë nga drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës Ibrahim Xhaka te drejtori i kompanisë “Frutex” Shaqir Palushi.

Palushi tha se kjo marrëveshje shkurton kohë sa i përket procesit të zhdoganimit.

“E falënderoj ekipin që ka punuar me muaj për ta fituar këtë projekt, i cili është i rëndësishëm për ne dhe praktikisht sot kompania jonë përveç prodhimit do ta ketë edhe një terminal doganor i cili do të jetë në hapësirat tona dhe natyrisht do të jetë për qëllim të brendshëm dhe ekskluzivisht për kompaninë tonë”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sigurisht se kjo do të sjellë shumë të mira, në radhë të parë do të efekt financiar sepse do t’i kursejmë mijëra euro nga mospagesa e terminaleve doganore dhe do na kursejë edhe me kohë,sepse brenda një viti mauet tona gjatë zhdoganimit dhe eksportit kanë humbur mbi 2000 orë”, tha ai.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës Ibrahim Xhaka, tha se kjo certifikatë do ta ndihmojë shumë këtë kompani.

“Kjo njëkohësisht është një ndërlidhje me procedura doganore si dhe të bërit biznes e ka më të lehtë. Në aspektin tjetër që është një kompani që prodhon dhe eksporton është një program ndërkombëtar me të cilën kemi njohje reciproke”.

“Përveç lehtësirave që i përfiton në territorin doganor të Kosovës, është hera e parë që një kompani kosovare e përfiton certifikatën e Operatorit të Autorizuar Ekonomik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]