Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fshati modern në Kazakistan merr emrin shqiptar ‘Saranda’

nga Revista Kosovarja

Një fshat në kryeqytetin e Kazakistanit ka marrë emrin e qytetit tonë bregdetar, Saranda.

Fshati e ka marrë emrin nga projektuesi dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndau foto nga fshati në periferi të kryeqytetit kazak, që do të mbajë emrin e qytetit tonë.

“Fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana) ishte një ide dhe vizion e imja për një lagje moderne në zemër të natyrës. Aty ku do të vendoseshin kazakët e pasur”, tha Pacolli.

Moneytizer Paragrafi 4

“Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt është një nga krenaritë e kompanisë tonë!”, u shpreh ai, lidhur me emrin e fshatit

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]