Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

FSK i largon banorët nga Rugova, zjarri po u rrezikon jetën

nga Revista Kosovarja

Zjarri ka kapluar rajonin e Bjeshkëve të Rugovës dhe si pasojë e temperaturave të larta nuk po arrin të mbahet nën kontroll. FSK ka evakuuar banorët nga pjesët ku zjarri ka arritur shumë afër shtëpive të banimit dhe po u rrezikon jetën atyre.

Mbi artikull

Banorët e kësaj treve i kanë treguar se, FSK, së bashku me Policinë e Kosovës dhe me pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, kanë larguar banorët e disa pjesëve të Rugovës ku zjarri i është afruar shumë shtëpive të banimit. Ata janë nisur drejt qytetit të Pejës.

Vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.

Ndërkohë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë thirrje që vetëm personat zyrtarë të vizitojnë zonat ku zjarri nuk ka mundur të vihet nën kontroll.

Moneytizer Paragrafi 4

Muhaxheri ka bërë thirrje që të mos vizitohet zona afër fshatit Shtupeq i Madh, nga Qafa e Brodiqit. Muhaxheri ka thënë se gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it.

Policia apelon qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndizen zjarre, pasi që ato nuk mund të kontrollohen dhe paraqesin rrezik, si për jetën ashtu edhe për pronën. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë dje në një status se ata persona që kanë shkaktuar zjarret, qëllimisht apo falë neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë.