Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Funerali i vetmuar i një ushtari të ri ukrainas

nga Revista Kosovarja

Dmytro Kotenko vdiq pranë qytetit jugor Kherson, dhe u varros në Lviv. Nuk kishte asnjë familjar përreth Dmytro Kotenkos kur e varrosën.

Mbi artikull

Prindërit e Kotenkos nuk mundën t’ia japin lamtumirën e fundit djalit të tij. Ata ishin 960 km larg, në Sumy, pa e ditur se djali i tyre po varrosej atë ditë në Lviv, raporton BBC.

Disa nga ushtarët e rënë të Ukrainës nuk mund të dërgohen në shtëpi sepse Rusia po bombardon qytetet dhe qytezat e tyre, dhe familjet e tyre nuk mund të vijnë te varri sepse janë bllokuar nga granatimet.

Në ditën kur u varros Kotenko, kishte një fytyrë të njohur në varreza. Ishte shoku i tij i shkollës Vadym Yarovenko, i cili ishte vendosur në Lviv.

Moneytizer Paragrafi 4

“Unë pashë mikun tim duke u varrosur larg shtëpisë së tij”, tha Yarovenko.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]