Furtuna Lushaj-Demaj është estetiste mjeksore.
E lindur në një familje doktorrësh, nuk kishte si të ishte ndryshe që edhe ajo të mos e donte këtë profesion. Furtuna, tregon se që e vogël se kishte kurreshtje për përdorimin e injeksioneve dhe një dashuri për njohjen e anatomis së njeriut dhe lëmin e mjekësisë përgjithësisht.
Pasi përfundoj studimet, Furtuna ka punuar për gjashtë vite në Kliniken e dhëmbëve, me pronar Dr. Muhamet Lushaj, që është babai i saj ,dy vëllezërit Dr.Arbër Lushaj, Dr.Milot Lushaj dhe motrën e saj stomatologe dhe fizioterapeute, Fatbardha Lushaj.
Duke punuar në një qytetez si Deçani, ajo tregon se nuk ka qenë dhe aq e lehtë t’a bënte punen e saj, pasi paragjykimet atëherë para gjashtë vitesh ishin më të mëdha dhe veç sa kishin marrë hov ndërhyrjet estetike jo kirurgjike.
Furtuna Lushaj-Demaj, ishte femra e parë në Deçan që në ordincen e babit të saj ofronte edhe shërbimin për ndërhyrje estetike, si mbushja e buzëve me filler, korrigjimi i hundës, konturimi i nofullës, eleminimi i rrudhave me botulinum toxin, etj!
Furtuna thotë se rrugëtimi nuk ka qenë aspak i lehtë, ndonëse ajo nuk u ndikua asnjëherë, por me kalimin e kohës duke qene njerzit më të informuar në lidhje me këto nderhyrje, sipas saj kan filluar të zbuten paragjykimet dhe sot ajo numëron numër të madh të pacientëve, si femra ashtu dhe meshkuj dhe kjo e lumturon pafund që besimi i tyre ka vazhduar edhe më tej, edhe tani qe Furtuna nuk jeton më në Kosovë.
Pacientët e saj besnik caktojnë termine dhe ajo se paku tre herë në vit vjen në Kosovë dhe i kryen këto shërbime, që ofrohen në klinikën e dhëmbëve “Dr.Muhamet Lushaj”, që është një ndër stomatologët profesionisit më të vjetër në Deçan.
Të shtojmë se Furtuna Lushaj-Demaj tani jeton në Gjermani dhe bashkëpunon me top brendin e fillerave Juvederm si dhe me klinikat më të mira për të kryer shërbime estetike jo invazive.
Në Zvicër mund ta gjeni tek “Premium Aesthetic” ose duke kontaktuar përmes faqes në instagram: @juvederm_germany_kosova
Furtuna, është e trajnuar profesionalisht, andaj edhe klientët gjithmonë ndahen të kënaqur me rezultatet e fituara. Një pjesë prej klientëve, janë persona të famshëm dhe me ndikim në jetën publike.
Furtuna së shpejti do ta hap edhe qendrën e saj mjeksore në Stuttgart të Gjermanisë.
Padyshim më e mira !