Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fustani i zi Norës ia thekson linjat perfekte të trupit

nga Revista Kosovarja

Ajo është ndër këngëtaret më me trend ndonjëherë në estradën shqiptare.

Bëhet fjalë për Nora Istrefin, e cila që nga paraqitja e parë ka arritur të rrëmbej mijëra fansa të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Përpos prurjeve muzikore të shumta, Nora pëlqehet në masë të madhe edhe për stilin që ka.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bruna ka vënë në pah ndryshimin në dukje, ndërsa i ka dominuar më shumë ngjyra e zezë.

Moneytizer Paragrafi 4

Fustani i shkurtër ka bërë që t’i fokusonte linjat trupore, për të cilat ajo stërvitet mjaft shumë në palestër.

Për aksesorë ajo ka zgjedhur një kapele të dizajnuar me një rrjet, ndërsa në krah mbante edhe një çantë.

Sidoqoftë, kujtojmë se “Dy Zemra” mban titullin kënga e saj e fundit, që erdhi në bashkëpunim me Butrint Imerin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]