Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Futbollisti vritet gjatë ndeshjes në Brazil, e kapi një “plumb qorr”

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin brazilian, ku një futbollist 15-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një plumb qorr gjatë zhvillimit të një ndeshjeje miqësore në qytetin Masejo. Viktima është Mikael Leandro da Silva, i cili u qëllua në lagjen Pontal da Barra, në shtetin Alagoas.

Mbi artikull

Sipas Policisë Civile, adoleshenti ishte një viktimë e rastësishme e të shtënave me armë zjarri. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror, por mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën.

Mikael kishte qenë pjesë e akademisë së klubit të njohur brazilian São Paulo, ndërsa pas rikthimit në Masejo aktivizohej me ekipin U-15 të klubit Centro Sportivo Alagoano.

Në një reagim zyrtar, CSA shprehu dhimbjen për humbjen e futbollistit të ri dhe u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve të tij. Klubi kërkoi gjithashtu që autoritetet të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]