Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

G Bani tregon marrëdhënien me Laertin pas “Big Brother VIP”

nga Revista Kosovarja

Ish-banori i “Big Brother VIP”, G Bani, ka folur hapur për raportin e tij me aktorin e njohur Laert Vasilin, me të cilin ndau shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mbi artikull

Në një sesion pyetjesh e përgjigjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ka pasur kontakt me Laertin pas përfundimit të spektaklit.

Përgjigjja e G Banit ishte e drejtpërdrejtë dhe me tone ironike:
“Jo. Te after party kaloi dhe nuk foli. Te premiera e filmit po ashtu. Është intelektual çuni, opinionist te Për’puthen dhe te Top Story, jo do si do. Pak deliran, po media kështu i don.”

Me këtë deklaratë, G Bani la të kuptohet se marrëdhëniet e tyre nuk janë aspak të afërta, ndonëse të dy janë pjesë e botës së televizionit dhe shpesh ftohen në evente të përbashkëta.

Moneytizer Paragrafi 4

Duke e përshkruar Laertin si një person “intelektual dhe opinionist”, G Bani nuk kurseu as një thumb, duke nënvizuar se ai është “pak deliran”, por se kjo është pikërisht ajo që kërkon media, personazhe që ngjallin debat dhe që tërheqin vëmendjen e publikut.

Kujtojmë se pas “Big Brother Vip Albania”, aktori i njohur Laert Vasili nisi një eksperiencë të re në emisionin “Përputhen”, aty ku është në rolin e opinionistit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]