Tualeti ose banjo është ajo dhomë që shpesh herë konsiderohet si e kategorisë B ose ai ambient i shtëpisë që vetëm na shërben.
Sa herë që dikush e trajton këtë hapësirë në këtë trajtë, shtëpisë padyshim do t’i mungojë harmonia, sepse tualeti është një pjesë që duhet trajtuar njësoj si hapësirat e tjera. Tualeti nuk është vetëm një ambient kalimi, por një hapësirë apo një dhomë ku do të jetojmë, pikërisht për këtë arsye duhet të përdorim të njëjtat rregulla të cilat përdorim dhe për ambiente të tjera.
Për një tualet sa më komod por dhe me stil mund të evitojmë mobiljet e bardha në MDF në të cilat vendosim ilaçet apo dhe elementet e tjera të pastrimit. Nëse kemi hapësira të mjaftueshme në tualet mund dhe të vendosim një tavolinë dhe karrige duke shtuar një kënd bukurie.
Një tjetër pjesë ku duhet të fokusohemi është hapësira poshtë lavamanit, ku për shëmbull mund të vendosim një mobilje moderne e cila mbush hapësirën boshe. Një tjetër ndryshim i dukshëm që mund të bëjmë është evitimi i ngjyrave të zakonshme në këtë ambient si bojëqielli apo dhe ngjyre krem. Një ngjyrë e gjallë ose përdorimi i letrës së murit si element stili mund të sjellë ndryshime të pa imagjinueshme. Mos harrojmë që në ditët e sotme ka letra muri të përshtatshme dhe për tualetin, një ambient ku jemi më shumë në kontakt me ujin .
Dhe në fund por jo sepse është më pak e rëndësishme, një tjetër mënyrë për të pasuruar këtë hapësirë janë kuadrot, vizatimet, pikturat apo edhe librat ose një pasqyrë e rëndësishme.
1. Tualeti duhet jetuar dhe jo të vlerësohet si një dhomë shërbimi
2. Mos përdorni orendi për tualetin, por mobilje më interesantë
3. Zgjidhni ngjyra të “gjalla” ose letër muri
4. Pasurojeni me piktura, libra ose pasqyra të rëndësishme.