Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gabimet që bëjmë me kthyesen e qerpikëve që çojnë në rënien e tyre

nga Revista Kosovarja

Kthimi i qerpikëve është truku disa sekondësh në rutinën e bukurisë, që bën diferencën më të madhe. Edhe për minimalistët e kozmetikë, rimeli e kthyesja e qerpikëve është një domosdoshmëri. Ndonëse është një nga mjetet më të përdorura, sërish bëjmë gabime ,ndaj Living do të ndajë me ju këshillat për një pamje sa më tërheqëse.

Mbi artikull

I ktheni qerpikët pasi i lyeni
Kjo gjë dëmton qerpikët dhe mund të nxisë këputjen ose rënien e tyre. Nëse dëshironi t’i ktheni për të dytën herë pasi i keni lyer, prisni derisa rimeli të jetë tharë mirë.

Pastroni furçën e rimelit në ujë të nxehtë për aplikim më të mirë
Nëse fijet e furçës së rimelit janë ngjitur, futeni në ujë të nxehtë derisa të pastrohet. Pastaj kriheni me një krehër, thajeni dhe përdoreni për të lyer qerpikët.

Ngroheni kthyesen e qerpikëve
Në mënyrë që qerpikët të kthehen më lehtë, ngroheni kthyesen me një tharëse flokësh.

Moneytizer Paragrafi 4

Rimeli skadon pas 3 muajsh nga moment që hapet, pas kësaj kohe ai thahet dhe nuk mund të përdoret më.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: 3 mënyra natyrale për të patur qerpikë më të gjatë, të dendur dhe voluminozë

Ashtu si lëkura apo flokët tuaj që kanë nevojë të hidratohen, e njëjta gjë ndodh edhe me qerpikët. Edhe ata kanë nevojë për hidratim të vazhdueshëm. Një hidratues qerpikësh, i forcon dhe parandalon këputjen e tyre. Përveç shumë alternativave të gatshme, gjithmonë mund t’u besoni produkteve natyrale si vaji i ullirit, i kokosit apo i bajames. Aplikoni disa pika në qerpikët tuaj dhe shpëlajini pas 5 minutash. Nëse aplikohet rregullisht, pas 4 javësh mund të vini re ndryshimin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]