Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gabimi që ju rrezikon jetën gjatë ciklit menstrual

nga Revista Kosovarja

Sipas studimeve të ndryshme dhe raporteve mjekësore, të harrosh të heqësh tamponin është më e zakonshme nga se mendohet dhe rastet kur femrat janë prekur nga sindromi i shokut toksik (një infeksion që shkaktohet nga materiali absorbues që gjendet në produktet sanitare) nuk kanë qenë të pakta.

Mbi artikull

Sipas Klinikës Mayo, tamponi thithës mund të shkaktojë TSS: Kur ata harrohen për një kohë të gjatë, pasi krijon një terren ushqyes për bakteret.

Përveç kësaj, fibrat absorbuese mund të gërvishtin sipërfaqen e vaginës, duke bërë të mundur që bakteret apo toksinat të infektojnë. Mjedisi bëhet i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve toksike (stafilokoku i artë) dhe simptomat janë temperatura dhe ethet.

Gjendja mund të përkeqësohet nëse nuk reagohet menjëherë dhe nëse nuk mjekohet mund të jetë edhe fatale.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndonëse në fletën udhëzuese thuhet qartë që tamponët duhen ndërruar çdo 4 orë, shumë femra e anashkalojnë këtë fakt duke vënë në rrezik shëndetin e tyre.

Edhe pse në dukje janë mjaft të thjeshtë, përdorimi i tamponëve lidhet me probleme të ndryshme, nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur. Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 orë, nëse gjakderdhja është më intensive atëherë edhe më shpesh.

Gjinekologët nuk e rekomandojmë përdorimin e tamponëve natën. Tamponët nuk ndikojnë në sasinë apo zgjatjen e ciklit menstrual, sepse kjo varet nga hormonet dhe është individuale tek çdo femër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]