Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Gangsterat po vrasin fëmijë”: Klea Huta reagon e mllefosur pas tragjedisë në jug

nga Revista Kosovarja

Klea Huta ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur ditën e sotme ku humbi jetën një fëmijë i vogël.

Mbi artikull

Ajo tha se ndihet e rënduar psikologjikisht dhe ibën thirrje shtetit të marrë masa ndaj gangsterave.

“Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht nga lajmi që sapo lexova për të miturin në Himarë, Potam që e ka përplasur për vdekje një motorskaf.
Si mund ta lejojë shteti një afërsi të tillë në breg të detit me pushues familjar. Çfarë faji ka fëmija shkretë?

Moneytizer Paragrafi 4

Rasti i dytë që lexoj dhe dëgjoj nga motorskafet dhe gangsterat e jugut që shesin pordhë e vrasin njerëz e familje.

Si qytetarë si prind dhe si nënë i them shtetit tim të marrin masa për këta gangstera. Jam pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushit dhe s’kam fjalë për ngushëllim. Mund të ishim secili prej nesh në vend të tyre”, shkruan Klea.