fbpx

Gani Dili: Prof.Cana ishte aq madhështor sa aq edhe tragjik

nga Revista Kosovarja

…Sot, po e filloj me një urim,të cilin e mbaj në mend nga koha e shoqërimit me tim mik, të cilin e dëgjoja shpeshherë duke u thënë njerëzve:
Ju shtofshin ato që i keni dhe ju dhashtë ato që nuk e keni!

Është ky urim,të cilin shpesh e dëgjoja nga goja e profesorit, historianit e publicistit tonë të madh Zekerija Cana, të cilin sot 15 vjet kaluan nga ikja e tij nga kjo jetë e nuk e përmendë kurrkush.

Kontributi i tij, për këtë liri të Kosovës ishte i madh. Ishte aq madhështor sa aq edhe tragjik. Mu ashtu edhe siç e kam titulluar librin që e kam për te- ‘Madhështia dhe tragjika’.

E mira që ai ka lënë vepra, të cilat një ditë, do t’ia vlerësojë brezi i ri. Jo vetëm veprat e prof Canës, por edhe shumë emrave tjerë, të cilët shumëçka sakrifikuan për Kosovën.

Nuk është vetëm ky rast, që flet për ne. Shumëçka kemi ndërruar. Erdhi jo kohë e mirë. Përditshmëri e rëndë, skamje e varfëri për popullin, pasuri për pushtetarët. Sikur ato të mirat që i patëm i harruam dhe përditë po shtohemi me të këqija, të cilat kombi ynë nuk i ka pasur.
Ku mbeti shpirti?
Ku zemra?
Ku e mbytën mëshirën?
Ku e vranë miqësinë ?
Ku mbeti njerëzia?
Dashuria në mes njëri tjetrit?
E di, se jeta është bardhë e zi,po shpirti?
Nuk e ka keq ai që e thotë: Zot, na ruaj nga miqtë,se nga armiqtë ruhemi vet.
Kaq.
Qofsha i gabuar!


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]