172
Këngëtarja Ganimete Abazi – Ganja ka përjetuar së fundmi një humbje të rëndë, pas ndarjes nga jeta të nipit të saj në moshë të re.
Ajo ka reaguar përmes një mbishkrimi në rrjete sociale, ku ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë, shkruaj “Kosovarja”.
Në mesazhin e saj, Ganja ka ndarë disa reflektime për jetën dhe vlerën e kohës.
Mes të tjerash, ajo ka theksuar se askush nuk e di se kur mund të vijë dita e fundit, duke përcjellë një mesazh për të jetuar me më shumë ndërgjegje dhe dashuri.

