Është e mrekullueshme të dëgjosh dhe tregosh për shqiptar të suksesshëm, të cilët me punë e angazhim ja kanë dalë të ndërtojnë historitë e tyre mbresëlënëse të suksesit.

I tillë është edhe rasti i Ilir Gashit nga Rogova e Hasit, i cili në vitin 1991 ka emigruar si refugjat në Gjermani dhe sot është biznesmen i suksesshëm atje.

Ilir Gashi ka kryer shkollën e lartë të ndërtimit dhe pas një përvoje disa vjeçare në këtë fushë, ai ka hapur biznesin e tij, firmën e ndërtimtarisë “Gashi GmbH”, që njihet për profesionalizëm të lartë dhe ndërtime cilësore.

Ilir Gashi potencon se falë një pune të vazhdueshme dhe të palodhur, tashmë vizionet e kompanisë “Gashi GmbH” tona janë kthyer në arritje dhe suksese konkrete. Ilir Gashi dhe kompania e tij e ndërtimit bëjnë një punë të shkëlqyer në ndërtim, renovim, e të tjera.

“Gashi GmbH” i janë besuar edhe punimet e Shtëpisë së komunitetit të fshatit Siefersheim. Kanë bërë suvatimin në Parlamentin e Shtetit Mainz Punime, Landtag në Mainz ështe restauruat nga “Gashi GmbH”, njejtë si edhe Siefersheimer Dorfgemeinschaftshaus dhe shumë të tjera.

