Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e pengon konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Para vazhdimit të seancës konstituive, Gashi tha se propozimi i nënkryetarëve të Kuvendit është e drejtë ekskluzive e partive politike dhe se subjektet e tjera nuk kanë diskrecion në këtë proces.
“Tashmë po e kupton kush është duke e bllokuar Kuvendin, LVV. Është e drejtë ekskluzive e partive politike me propozu nënkryetarë e Kuvendit, s’ka diskrecion asnjë parti tjetër”, deklaroi Gashi.
Reagimi i deputetit të LDK-së vjen në kohën kur konstituimi i Kuvendit vazhdon të mbetet i papërfunduar për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive politike.
