Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gastronomët kërkojnë t’u lejohet puna edhe brenda lokaleve

nga Revista Kosovarja

Përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës, ne krye me Hysen Sogojeva, kryetar dhe Visar Demolli, Drejtor egzekutiv sot dorëzuan Manualin për rifillimin e punës brenda ambienteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, në Kabinetin e Zëvendës kryeministrit të parë Besnik Tahiri.

Mbi artikull

U bisedua për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky sektor në kohë pandemie.

“Kërkesat tona ishin kryesisht ato për lejimin e punës në hapësirat e brendshme-te mbyllura dhe largimin e kufizimit të veprimtarisë së tyre.

Të gjithë të pranishmit u zotuan se do t’i adresojmë këto çështje në instancat kompetente në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e rregullt të këtij sektori, gjithmonë në përputhje dhe me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit publik”, thotë OHTK-ja,

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]