fbpx

Gati 1400 stentime për 6 muaj në QKUK

nga Revista Kosovarja

1382 stentime janë realizuar vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në QKUK.

Shefi i Njësisë Koronare në Kardiologji, Artan Ahmet këtë numër e quan shifër rekorde që është punuar në këtë vit.

Në Kardiologji janë kryer edhe mbi 2500 procedura të koronarografisë.

Sipas Ahmetit, rikthimi i kardiologëve invazivë në Kardiologji ka ndikuar për të mirë edhe në rritjen e resurseve humane.

E me këtë trend të punës deri në fundvit pritet të stentohen afër tre mijë pacientë dhe të realizohen pesë mijë koronarografi, raporton Klan Kosova.

Në mes tjerash, bëhet e ditur se numri i këtyre rasteve është në rritje nga viti në vit, por shqetësuese janë moshat e reja ato nën 40 vjeç.

Megjithëkëtë, lista e pritjes vazhdon të jetë e lartë, për të cilën zvogëlimi do të ndodhte në masë të madhe sipas kardiologut Ahmetit me investimet në infrastrukturë dhe aparaturë shtesë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]