Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar pamje të mjeteve të blinduara të Ushtrisë së Serbisë në afërsi të kufirit të Kosovës, në një shkrim në të cilin shkruan për tensionet e larta në veri të vendit.
Siç shkruan “Blick”, gjatë të hënës në mbrëmje, në rrjetet sociale u shfaqën fotografi dhe video të trupave ushtarake serbe në zonën kufitare të Serbisë me Kosovën.
Një autokolonë ushtarake po lëvizte në drejtim të kufijve të Kosovës, citon “Blick” mediumin spanjoll “El Periódico de la Geopolitica” .